Arrestimi i Vangjush Dakos/ Berisha: Ulsi Manja nxori sekretin, dekonspiroi SPAK-un

Arrestimi i Vangjush Dakos/ Berisha: Ulsi Manja nxori sekretin, dekonspiroi SPAK-un

13:59, 08/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar sot në Parlament ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja si njeriun që dekonspiroi operacionin për arrestimin e Vangjush Dakos.

Berisha, komentoi nga foltorja e Kuvendit raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi, duke iu drejtuar këtij të fundit se, ai është komisioneri i shitjes së të dhënave dhe se vendi i tij është në qeli te Vangjush Dako dhe Shullazi.

FJALA E PLOTË

Ky raport, të nderuar deputete dhe deputetë, zonja kryesuese e seancës, mund të quhet raporti i komisionerit të shitjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Komisioneri me ligj i ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të dhënave është figura zyrtare më qesharake e globit.

Prit se do të kthehem edhe ty tani. Se ti vendin e ke te Gjushi. Se je ti që njoftove Gjushin katër ditë përpara, dhe dekonspirove dhe tani i thonë SKAP-it, kush ta nxori sekretin? Ulsi Manja e nxori sekretin. Se ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës. Ky merr përsipër të gjitha pazaret. Kush ia tha Gjushit? Ti ia the. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin.

Se je ti një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok, dhe mos më ndërpri të lutem shumë.

Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave, figura zyrtare më qesharake e planetit, që pretendon se ka një ligj dhe zbaton një ligj dhe që ligji, jo një dy, por i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ligji thyhet për të ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në Shqipëri, Ballkan, Lindjen e Mesme, në Europë, në botë. Të gjitha targat u nxorën në treg, ja nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i mësonin kriminelët për të kalibruar nishanin e tyre.

Çfarë komisioneri je ti, më thuaj mua pak? Ligji mbron të dhënat personale të qytetarëve. 1 milion qytetarëve iu nxorën të dhënat personale dhe iu dhanë terroristëve të kuq, të quajtur patronazhistë, të përdorura këto për manipulime zgjedhore. A e dini ju se këta patronazhistë edhe në zgjedhjet e fundit, kërcënuan burra e gra se do ju bëjmë copa, do ju marrim shpirtin?

A e dini ju se kriminelët elektoralë të armatosur me këto të dhëna, ushtruan një terror të përgjithshëm mbi votuesit shqiptarë?

Çfarë komisioneri je ti? Komisioneri i shitjes së të dhënave. Ti nuk mund të vije në parlament, ti duhet të ishe te Gjushi, te Shullazi, atje e ke vendin ti.

Pra, a ka seancë me qesharake se kjo?

Raportojnë një raport funeral të të dhënave, që qytetarët në mirëbesim ia japin një shteti që nuk ka as ligj dhe as moral, një banditokracie.

Në cilin shtet ka ndodhur kjo në botë? Jo, mor jo! Të dhënat më sensitive i keni nxjerrë ju vetë. Irani bëri atë që bëri, por dy vite para Iranit ju nxorët patronazhistët, nxorët targat, nxorët Shërbimin Informativ Kombëtar.

Cili theu TIMS-in, më thoni ju mua? Vetëm policia.

Tani, për ta mbyllur dy fjalë për këtë bodyguardin e Edi Ramës, se në qeveri punë bodybuardi je, çfarë je ti aty, më kupton apo jo?

Ke kryer një zinxhir krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Dhe ja, po ta them këtu, do pregatisim një dosje ndërkombëtare, kombëtare kundër teje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco