`

VIDEO/ Mentor Kikia: Drejtësi komike, urdhër arresti për Dakon dihej prej ditësh

21:07, 06/06/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i Vangjush Dakos dihej prej ditësh.

Kështu deklaroi në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, analisti Mentor Kikia, gjatë diskutimit në lidhje me ndalimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit.

Kikia u shpreh se, fakti që urdhër arresti për Vangjush Dakon dihej prej ditësh dhe këtu e bën drejtësinë të jetë komike.

‘Para dy ditësh një koleg në një program televiziv më tha: A mund të vish nesër në emisionin tim sepse do të arrestohet Vangjush Dako.

Pothuajse të gjithë e dinin se do të kishte një urdhër arrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit dhe këtu është edhe pjesa komike e drejtësisë këtu.

Një urdhër-arresti është padyshim sekret, sepse njeriu arrestohet kur akuzohet për një vepër penale, për dy arsye; të mos përsërisë krimin dhe të parandalohet zhdukja e provave dhe prandaj dërgohet në burg.

Përse e çuan në burg sot, përse e mbajtën, sepse për akuzat që ngrihen, Dako mund të hetohet në gjendje të lirë’, tha Mentor Kikia në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco