40 mijë të rinj deri në 29 vjeç ikën në 1 vit, Vasili: Kjo është drama atdhe-vrasëse

40 mijë të rinj deri në 29 vjeç ikën në 1 vit, Vasili: Kjo është drama atdhe-vrasëse

08:38, 06/06/2023
A+ Aa A-

Plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni, që ka përfshirë kryesisht të rinjtë, po e ndryshon ndjeshëm strukturën e popullsisë në vend, duke përmbysur piramidën në favor të moshave më të vjetra.

INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.761.785 banorë, me rënie 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak sesa një vit më parë.

Të dhënat më të detajuara të INSTAT, sipas grupmoshave, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se rënien më të madhe e ka pësuar grupmosha deri në 29 vjeç, sidomos ajo nga 15-29 vjeç, që ka qenë më e prirur dhe për të emigruar, si për shkollë, me prindërit, apo për të punuar.

Lidhur me këto të dhëna ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se kjo është drama atdhe-vrasëse që po përjeton Shqipëria sot.

“Kjo eshte drama atdhevrasëse! Dyzet mije te rinj deri ne moshen 29 vjeç largohen vetem ne nje vit!

Rinia pra forca aktive largohet masivisht, Shqiperia njerezore mpaket e plaket perdite, ekzistenca dhe identiteti yne jane ne nje rrezik te jashtezakonshem.

Nga qeveria asnje zgjidhje, asnje ide, asnje projekt madhor, asnje shprese, qe kjo te ndalet.

Nga qeveria vetem lajme te hidhura, grabitje e pandalshme, pabarazi perpara ligjit dhe perçmim e perbuzje ndaj njerezve te thjeshte.

Mendoni pra se sa e lige dhe sa atdhevrasese eshte propaganda e qeverise dhe e gjithe atyre, qe i mbajne ison perpara kesaj drame te pandalshme”, thekson nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco