Korrupsion dhe krim elektoral/ Zyrtarja e lartë e Ramës u gjobit nga KQZ

Korrupsion dhe krim elektoral/ Zyrtarja e lartë e Ramës u gjobit nga KQZ

10:14, 03/06/2023
A+ Aa A-

Kudo ku ka krim elektoral, ka edhe korruspion qeveritar. Përjashtim nuk bën as Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e arrestuar nga SPAK për korrupsion.

Zyrtarja e Shëndetësisë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fushatës zgjedhore pasi kishte shkelur Kodin Zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook duke shpërndarë slogane politike të Partisë Socialiste.

Kjo vërteton edhe njëherë pretendimet e opozitës për përdorimin e administratës shtetërore në zgjedhjet që sapo u mbyllën.

Duro akuzohet për korrupsion dhe ryshfet, teksa mësohet se ka qenë në përgjim dhe është arrestuar në flagrancë të premten.

Sipas informacioneve jozyrtare nga prokuroria, ajo dyshohet se kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco