Saiti: Dhuna në veri të Kosovës është e orkestruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiç

16:59, 30/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me modertaoren Armela Ferko ishte i ftuar, Gazmend Saiti.

Saiti është shprehur se situata në veri të Kosovës është nxitur dhe orkestruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe e gjithë kjo lojë politike po vihet në jetë nga persona të lidhur me krimin dhe mafian serbe.

"Situata në veriun e Kosovës merr qetësi vetëm kur urdhëron Vuçiçi sepse të gjithë ata persona që janë në atë protestë kanë ardhur nga qendra e Beogradit. Këta individë që po organizojnë protesta e dhunshme janë të lidhur me krimin e organizuar dhe janë përdorur për të bërë masakra që nga koha e luftës në Kosovë.

Sportistët janë bërë bashkë për të sulmuar Kosovën dhe po shprehen se po na zaptojnë tokën tonë dhe ajo që po ndodh në Mitrovicë është se shteti i Kosovës pop mundohet të vendosë shtetin ligjor dhe kushtetutshmërinë e vendit.

Kjo deri në momentin që ka ndodhur agravimi i situatës të gjithë shtetet dhe ata që janë pjesë e QIUNT dhanë mesazhe që pa u futur kryetarët e komunave nuk duhet që të futet asnjë person. E dërguara e bashkimit e Europës për Kosovën Von Crommon u soll harbutërisht me policët e Kosovës duke u shprehur në mënyrë vulgare dhe kjo është në kundërshtim me ligjet e shtetit të Kosovës".

Më e keqja është e ajo që po ndodh  me ne është mungesa e unitetit, dje Rama i zënë kaps prej Vuçiç i cili është i mënjanuar nga ana  e tij i bëri thirrje shtetit të Kosovës se ushtarët e KFOR të plagosur e dëmtojnë Kosovën por aty ishin dhe policë shqiptar që ishin dëmtuar nga huliganët serb ndërsa Rama qëndron më shumë në krahë të Vuçiç dhe Ballkanit  të Hapur dhe hedh poshtë të gjithë mbështetjen politike shqiptare në Kosovë." Tha ndër të tjera Seiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco