Hysaj: Durrësi 3D i Emiriana Sakos përballë realitetit të betonit!

Hysaj: Durrësi 3D i Emiriana Sakos përballë realitetit të betonit!

14:29, 10/05/2023
A+ Aa A-

Sekretarja e Komunikimit me Mediat, Jola Hysaj ka denoncuar shpërdorimin e milionave euro për punë që nuk janë askund.

Hysaj është shprehur se Sako pasi tenderoi mijëra pemë për të gjelbëruar Durrësin, para u shpenzuan por pemët nuk janë askund, pak ditë para zgjedhjeve Sako nis shfaqjen e "Durrësit tjetër", Durrësi imagjinar i Sakos dhe Ramës që transformohet në 3D e reklama fushate.

Postimi:

Durrësi 3D i Emiriana Sakos përballë realitetit të betonit!

Pasi tenderoi mijëra pemë për të gjelbëruar Durrësin, para u shpenzuan por pemët nuk janë askund, pak ditë para zgjedhjeve Sako nis shfaqjen e "Durrësit tjetër", Durrësi imagjinar i Sakos dhe Ramës që transformohet në 3D e reklama fushate.

Pas suksesit të Erjon Veliajt me "Pyllin Orbital", Emiriana Sako prezanton "Parkun Urban" në Spitallë!

Në Durrësin e Sakos veprat 3D po bëjnë namin, në Durrësin tonë nuk ka infrastrukturë, nuk ka gjelbërim, 2 pika shi na përmbytin, qytetarët tanë janë pa çati mbi kokë pas tërmetit, sepse veprat madhore 3D të strehimit ende nuk kanë përfunduar...

Unë shoh Durrësin që ka nevojë për shërbime, punësim, fshatrat janë shkretur... pastaj shoh 3D e Sakos dhe më dhimbsen paratë tona, taksat tona, koha që kemi humbur!

Me 14 maj, shikojeni Durrësin me sytë tuaj, më pas votoni! Mos u gënjeni me pyjet e krimit 3D!

#14maj #voto #nr1 #BashkeFitojme #voto #nr1 #IgliCara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco