Berisha: Pas zgjedhjeve lokale, ka zgjedhje parlamentare

Berisha: Pas zgjedhjeve lokale, ka zgjedhje parlamentare

22:43, 05/05/2023
A+ Aa A-

Zgjedhje të përgjithshme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe para atyre të parashikuara në 2025 paralajmëroi Sali Berisha për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Në Intervistën me Merita Haklajn në A2 CNN, lideri i opozitës tha se me qëndrimet antikushtetuesen, kryeministri nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.

“Toleranca ndaj tij për shkelmimin e kushtetutës do të jetë zero. Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të përgjithshme, do t’i japim duart Edi Ramës, se Rama me qëndrimet e tij antikushtetuese nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet”.

Sali Berisha, kryetar i PD

Kjo deklaratë e Berishës erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” se përfaqësohen nga non gata dhe nuk do t’u japë fonde.

“Kjo thirrje i garanton shqiptarët në mënyrë figurative do t’i dalë për hundësh Ramës”.

Sali Berisha, kryetar i PD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco