VIDEO/ Sinamati takim me biznesin: Në Kukës çmimet më të larta prej traut të Kalimashit

VIDEO/ Sinamati takim me biznesin: Në Kukës çmimet më të larta prej traut të Kalimashit

18:43, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka zhvilluar një takim me biznesin në Kukës.

Gjatë fjalës së tij, Sinamati u shpreh se, në Kukës ‘1 kilogram vaj, oriz e makarona në Kukës kushtojnë më shumë se në Tepelenë, Gramsh apo Dibër, prej traut të Kalimashit’.

‘Nuk dimë të ketë një qytet të ngjashëm në botë, veç vendeve me regjime politike hibride, që të jetë i rrethuar në katër anët me dogana dhe trarë ku qytetarët vidhen nëpërmjet tarifave të vendosura padrejtësisht të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti tek çmimet.

Një kilogram vaj, oriz e makarona në Kukës kushtojnë më shumë se në Tepelenë, Gramsh apo Dibër, prej pagesave që bëjnë bizneset që transportojnë mallrat nga Kalimashi.

Në takimin me Bizneset në Kukës u zotuam të luajmë një rol thelbësor në lehtësimin e barrës fiskale për bizneset. Veçanërisht do fokusohemi tek bizneset e reja për të cilët kemi menduar përjashtimin prej regjimit të taksave për vitin e parë dhe subvencionimin e sigurimeve shoqërore për 6 muajt e parë.

Treva jonë ka qenë historikisht e lidhur me tregtinë, gjeografikisht e vendosur në qendër të rrugëve tregtare që nga lashtësia. Ne nuk do lejojmë asnjë pushtet, as këtë në ikje, ta kthejnë atë në një ‘sahara’ ekonomike të pashpresë!

Me 14 Maj janë dy alternativa!

Të na votoni ne që ndërtojmë rrugë, o të votoni ata që ndërtojnë trarë pagesash në rrugët publike! Kuksianët nuk gënjehen më!’,- tha gjatë fjalës së tij në takim me biznesin, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës, Admir Sinamati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco