Bujar Muço: Biznesi i vogël dhe i mesëm taksohet pesë fish më shumë se në vitin 2015

19:36, 25/04/2023
A+ Aa A-

Bujar Muço, nënkryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, tregoi se si i ka prekur ata politika e taksave të Erion Velisë, gjatë tetë viteve të fundit.

Muço u shpreh se nëse në vitin 2015 një biznes në fund të muajit paguante 160 deri në 170 mijë lekë të vjetra sot paguan 350-400 mijë lekë të vjetra.

Po marr një referencë për biznesin në Tiranë.  I gjithë biznesi i vogël dhe i mesëm është taksuar me shumë marramendëse nga pushteti lokal.  Po ta marrim nga viti 2015 e në vazhdim , taksat lokale janë rritur me pesë fish dhe gjashtëfish. Sot biznesi i vogël dhe i madh është drejpërdrejt i taksuar nga pushteti lokal dhe është drejpërdrejt i penalizuar nga pushteti lokal.

Informaliteti është më i larti që ka egzsituar ndonjëherë në biznese, pse? Sepse me platformat, ligjet, projektligjet, ligjet që ka ndërtuar kjo qeveri kanë dështuar sidomos në biznesin e vogël dhe te mesëm . Sepse biznesi i vogël dhe i mesëm është shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik.

Për një hapësirë publike që mund të zejë një bar kafe paguante 1500 lekë të vjetra dhe sot paguan rreth 15 mijë lekë të vjetra, dhe taksohet dy herë dhe për metër katror, por dhe për numër tavoline ose çadre, që është një gjë e padrejtë, për të njëjtin shërbim pse duhet të taksohet dy herë?!

Sidomos qeverisja lokale por edhe qëndrorja ka përdorur marifetin për të hequr taksat e dukshme dhe për të futur taksat e padukshme dhe kur të bësh bilancin në fund të muajit ke paguar tre ose katër fish. Nëse në vitin 2015 një biznes në fund të muajit paguante si taks bashkë më kontributin e sigurimeve shoqërore paguante rreth 160-170 mijë lekë të vjetra sot paguan bashkë më kontributin deri në 350-400 mijë. Taksat janë fshehur. Taksohen në tre apo katër forma. Taksohen tek fatura e ujit me taksë gjelbërimi, taksë ambienti, pastaj në taksa shërbimi, taksa trualli etj, dhe po t'i mbledhësh të gjitha këto janë katër ose pesë fish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco