VIDEO-SYRI TV/ Edi Rama në Elbasan, premton Formula 1 në qytetin më të varfër

13:27, 23/04/2023
A+ Aa A-

Nga Elbasani ku mbajti një takim elektoral, Edi Rama, kërcënoi përsëri me bllokim të fondeve, kryebashkiakët e opozitës që pritet të fitojnë zgjedhjet në 14 maj. Ndonëse foli në qytetin më të varfër të vendit, i vetmi premtim që bëri në Elbasan ishte ndërtimi i pistës së formula 1, e cila sipas Edi Ramës do të jetë gati në vitin 2030. Edhe në këtë qytet, ai bëri show me tallava, ndërsa u kërkoi qytetarëve që vota nëpërmjet platformës aktivisti.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur ne Elbasan, takimin e dytë elektoral, pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për heqjen e apendisitit pak ditë më parë.

Teksa në universiteti “Aleksandër Xhuvani”, po shkon drejt mbylljes për shkak të mungesës së studentëve, dhe qyteti cilësohet si ndër më të varfërit dhe nga më të shpopulluarit në vend, në Elbasan Edi Rama bëri vetëm një premtim luksi, ndërtimin e pistës së formula 1.

Por teksa i ekzaltoi për pistën e furmula 1, Edi Rama i uli përsëri me këmbë në tokë qytetarët, duke u thënë se ajo mund të jetë gati vetëm në vitin 2030.

Pesimizmin e qytetarëve për zgjatjen e punës për pistën e formula 1, Edi Rama zgjodhi ta thyejë duke bërë show me këngëtarin e tallavasë, Petrit Vullkani.

Teksa vet rikandidoi kryebashkiakët të cilët i akuzoi një vit më parë se kanë falimentuar bashkitë për shkak të keqmenaxhimit, Edi Rama kërcënoi me mungesë bashkëpunimi kryebashkiakët e opozitës që pritet të fitojnë zgjedhjet në 14 maj.

Edhe në Elbasan, sulmet dhe fyerjet ndaj kundërshtarëve politikë, Edi Rama i përdori si argument për të kërkuan votën e qytetarëve.

Por teksa fjalimi i tij duket se nuk është aq bindës, Edi Rama kërkon të gjej shpëtim për votën tek aktivisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco