‘Qyteti je ti’/ Igli Cara takime me banorët në Spitallë: Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin

‘Qyteti je ti’/ Igli Cara takime me banorët në Spitallë: Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin

21:47, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka vijuar takimet me banorët e Spitallës në Durrës.

Në postimin e tij në Facebook, krahas fotove, Cara shprehet se kudo që shkon sheh nevojën urgjente për vëmendje dhe dëshirën e madhe për ndryshim.

‘Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin’, shkruan Cara.

Postimi i plotë:

Në çdo rrugë e rrugicë në Spitallë shoh dhe prek nevojën urgjente për vëmendje dhe zgjidhje të problemeve të panumërta. Me çdo banor që takohem ndaj dëshirën për ndryshim dhe shpresën e besimin për një qeverisje që punon për interesin e tyre dhe jo për vete. Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!

#probleme #durres #besim #ndryshim #14maj #Bashke #IgliCara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco