Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Thellohet skandali i kandidatit të PS në Has/ Pakot vinin nga Rezervat e Shtetit

Thellohet skandali i kandidatit të PS në Has/ Pakot vinin nga Rezervat e Shtetit

09:53, 18/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bekim Lekica reagoi pasi kandidati spocialist në Has u kap duke shpërndarë ndihma në fushatë. Ai thotë se pakot vinin nga Rezervat e Shtetit, ndërsa thekson se policia i pengoi gazetarët të bëjnë punën e tyre

Nga Bekim Lekica

Skandal në Has!!!

Marr shkas nga videoja e publikuar nga kandidati i opozitës, Miftar Dauti, por edhe nga reagimi i shpejtë i yni, si gazetarë.

Të marrësh ndihmat e Rezervave të Shtetit nga magazinat shtetërore dhe t’i ngarkosh në automjetin personal nga punonjësi i këtij institucioni, Shkëlqim Muneka, magazinier, dhe nga dy djemtë e kandidatit të maxhorancës Ervin e Blerim Mulaj, është një krim zgjedhor.

Skandali nuk mbetet këtu, ai vijon e thellohet!

Policia e Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë apo SPAK-un, a ku di unë, pas denoncimit publik që bëri Miftar Dauti, kandidat për bashkinë Has, rrethon automjetin rreth orës 21:40 minuta të datës 17.04.2023 dhe nuk fillon procedurat për të bërë verifikimin deri rreth orës 01:20 minuta të datës 18.04.2023 (kohë kur u largova unë nga Hasi) se çfarë ka në këtë automjet, ku videoja ishte publikuar e denoncuar me zë e figurë, filmuar nga vetë kandidati Dauti.

Punonjësit ligjzbatues i mëshojnë fort faktit se, makina duhet hapur në komisariat e jo aty ku është bërë skena e krimit.

Po këta punonjës tentojnë të na ndalojnë të filmojmë nga jashtë xhamave të automjetit pakot e dyshimta (shikojeni me vëmendje emërtimet e pakove në automjet).

Këtu më lind pyetja, çfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të PS, Has? Nga u morën pakot ushqimore apo ku di se çfarë gjërash të tjera mund të kenë?

Image

Përgjigjen për pyetjen e parë mund ta jepte për 30 minuta policia dhe prokuroria po të verifikonte automjetin.

Por, jo!

Ata nuk denjuan që të hapnin automjetin, bile indirekt tentuan edhe të na ndalonin ne si media të filmojmë nga jashtë pakot shtetërore në këtë automjet.

Këtu lind dyshimi se, a mos kemi të bëjmë me një strukturë të mirëorganizuar shtetërore në devijimin e votës së 14 Majit?!!!!

Ky skandal nuk ngel me kaq, për të vijuar thellimin e tij, mendon në statusin e Facebook-ut personal kandidati i PS në Has, Halit Mulaj, duke përligjur veprimet e punonjësit të bashkisë, dy djemve të tij, por edhe heshtjen deri diku edhe të organeve ligjzbatuese se, pakot me stemën e “Republikës së Shqipërisë” janë pako personale të tij për t’u shpërndarë për Natën e Kadrit te banorët hasjanë.

A mund t’i kujtojë dikush kandidatit se, në fushatë zgjedhore, tashmë jemi në ditën e katërt të saj, nuk lejohen dhurata, pako ushqimore, bamirësi e deri te investimet publike e private, pasi ndikojnë direkt në devijimin e votës?

A mund të na shpjegojë se, pse këto pako nuk janë blerë në subjekte private nga ana juaj apo djemve të tu (edhe kjo formë është në shkelje ligjore)?

Pse në orën 21:00 shkojnë djemtë e tu në magazinat shtetërore në bashkëpunim me magazinierin e shtetit ngarkojnë ndihmat e emergjencave civile në automjetin privat?

A mos është vjedhje e rezervave të shtetit i nderuar institucion ligjzbatues i vendit tim kjo formë?

Në një vend me demokraci, kur të afërmit apo më keq akoma familjarët përfshihen në një skandal të tillë, kandidati duhet t’i kërkojë falje elektoratit të tij dhe të marrë guximin të distancohet nga veprimet e personave të përfshirë në këtë skandal, qofshin edhe fëmijët e tij, e të tërhiqet nga gara!!!

Po në një vend demokratik, organet ligjzbatuese duhej të kishin reaguar në kohë, në atë furgon mund të ishin 10 apo 20 pako të Emergjencave Civile, procedura ishte mbyllur dhe opinioni ishte sqaruar.

Në një vend demokratik reagimi qytetar është i pari, institucionet monitoruese të zgjedhjeve apo misionet kombëtare e ndërkombëtare duhej të kishin shprehur qëndrimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco