Lajmi i fundit

Dorëheqje Veliajt/ Opozita zhvillon sot protestën e radhës para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Babëzia për vota, kandidati i PS në Has mbush furgonin me ndihma, e ndalojnë demokratët

22:13, 17/04/2023
A+ Aa A-

Denoncohet rasti i parë i blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 majit. Denoncimi vjen nga bashkia e Hasit. 

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Miftar Dauti, ka ndaluar furgonin e djalit të rivalit të PS Halit Mulaj, i cili është i mbushur me ndihma që do t'u shpërndaheshin familjeve në Has, në këmbim të votave. 

Në një lidhje live për Çim Peka Live, Dauti u shpreh se policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ndërhyn për të hapur dyert e furgonit. 

Dauti u shpreh gjithashtu se kandidati i PS, Mulaj shkon nëpër shtëpinë e hasjanëve dhe blen vota. 

Miftar Dauti: Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco