Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

‘Kakomeja e lirë’ – Banori në protestën e 23-të: Pa diasporën nuk do ia dilnim

‘Kakomeja e lirë’ – Banori në protestën e 23-të: Pa diasporën nuk do ia dilnim

20:22, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banori nga Kakomeja, ishte një prej folësve në foltoren e vendosur para kryeministrisë, sot në ditën e 23-të të protestës ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

"Mirë se vini në Kakomenë e lirë! Mbështetja juaj na ndihmoi. Pa mbështetjen e diasporës, si këtu edhe atje në fshatin tim, nuk do bënim gjë" tha ai.

Pas 25 vitesh, plazhi i Kakomesë është i aksesueshëm për qytetarët dhe turistët, pasi këtë të dielë, 21 qershor, banorë të zonës dhe protestues shembën murin rrethues të vendosur aty 22 vite më parë. Protestuesit e cilësuan protestën e tyre si një kauzë kombëtare, të ngjashme me Zvërnecin, duke kërkuar rikthimin e aksesit në pronat e tyre dhe duke kundërshtuar, siç shprehen, “zaptimin e tokave”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco