Meta 'shuplakë' Veliajt: S'paska lekë për urbanin falas për 200 mijë qytetarë, por ka për inceneratorët fantazmë

22:29, 15/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi direkt kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se shpërdoron taksat e qytetarëve. 

Gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës së koalicionit "Bashkë Fitojmë", në "Air Albania", Meta tha se Veliaj nuk paguan për urbanin falas ku përfitojnë 200 mijë qytetarë, por ka lekë për inceneratorin fantazmë dhe palmat e pishat e florinjta. 

"Nuk paska lekë për 200 mijë qytetarët e Tiranës të cilët udhëtojnë çdo ditë me autobusë dhe përditë dëgjojmë për aksidente, por ka lekë për pronarët e inceneratorëve që nuk ekzistojnë Bashkia e Tiranës. Ka lekë për palma 3000 euro që thahen më shpejt se sa mbillen nga Casa Italia e deri në Qafën e Kasharit. Ka lekë për pisha të florinjta, por nuk ka për të mbështetur studentët, nuk ka për të mbështetur të rinjtë, nuk ka për të mbështetur pensionistët. Ndaj koha e nënvlerësimit të qytetarëve përfundon njëherë e mirë në 14 Maj. Ata do të jenë të parët. Garancia për këtë janë kandidatët dhe kandidatet tona të mrekullueshme, janë këshilltarët dhe këshilltaret tona. Garancia për këtë është koalicioni që ne kemi bërë për të rikthyer pushtetin vendor në kontrollin e sovranit dhe më pas për ti dhënë sovranit të drejtën e Referendumit, që në çdo kohë të godasë çdo klikë që kap shtetin, shkallmon Kushtetutën dhe dëbon shqiptarët si Rilindja sot. Fitore dhe vetëm Fitore", tha Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco