Investigimi i 'Piranjave'/ Kryemadhi-Veliajt: A ke ngrënë darkë me ortakun e inceneratorëve te Tribe?

19:08, 04/04/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi komentoi në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, investigimin e "Piranjave" për aferën e inceneratorit të Tiranës. 

"Piranjat" zbuluan lidhjet e Erion Veliajt me kompaninë Bruno Presezzi që solli inceneratorin, dhe vizitat që ai bënte në zyrën e Antonio Presezzit. 

Gabriele Tarroni Longinotti​, ish-ortak i Presezzit tha për emisionin investigativ "Piranjat" në Syri Tv, se e kishte takuar edhe vetë personalisht Veliajn. 

Nisur nga këto fakte, Kryemadhi iu drejtua me një pyetje Veliajt, nga emisioni "Task Force":

"E para, unë vetëm kaq do të pyesja: A ka qenë Erion Veliaj në zyrën e këtij ortakut të inceneratorit të Tiranës? Dhe a ka ngrënë darkë te Tribe?", tha ajo. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco