‘Rikthimi i investimeve të huaja, prioritet kombëtar!’/ Berisha pret sipërmarrësin me aktivitet në disa kontinente

‘Rikthimi i investimeve të huaja, prioritet kombëtar!’/ Berisha pret sipërmarrësin me aktivitet në disa kontinente

14:21, 04/04/2023
A+ Aa A-
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me z.Subodh Narain Agrawal, një sipërmarrës me një aktivitet të shtrirë në disa kontinente dhe një portofol investimesh globale në fushën e teknologjive të reja, të energjetikës apo burimeve natyrore.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se rikthimi i investimeve të huaja, një prioritet kombëtar, pasi Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit ka përjetuar ndryshime tragjike në drejtim të investimeve të huaja.

‘Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që Shqipëria të rikthehet në një zgjidhje të parë për çdo investitor të huaj. Thithja e investimeve cilësore perëndimore e ndërkombëtare, rritja e pagave, futja e teknologjive të reja, fuqizimi i ekonomisë kombëtare, janë objektivë madhorë të PD-së për të cilët angazhohemi me të njëjtën vendosmëri si gjatë qeverisjes sonë të shkuar’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim z.Subodh Narain Agrawal, një sipërmarrës me një aktivitet të shtrirë në disa kontinente dhe një portofol investimesh globale në fushën e teknologjive të reja, të energjetikës apo burimeve natyrore.

Me një interes të veçantë për sektorin energjetik në Shqipëri, me Z. Agrawal shkëmbyem gjerësisht mbi aktualitetin në vend si dhe mbi zhvillimet më të fundit ndërkombëtare. Z. Agrawal shihet si një lider i inovacionit dhe shërbimeve financiare me një eksperiencë mbi 40 vjeçare të shtrirë në transaksione që i tejkalojnë 30 miliardë dollarë. Aktiviteti i tij bazohet në Londër, Dubai e New Delhi dhe është vlerësuar disa herë si një ndër personalitetet më të spikatura të biznesit atje. 

Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit ka përjetuar ndryshime tragjike në drejtim të investimeve të huaja. Jo vetëm që vendi ka dështuar të thithë investitorë të huaj, por dhe shumë prej tyre të vendosur në Shqipëri gjatë qeverisjes sonë të viteve 2005-2013, kanë vendosur të tërhiqen nga tregu vendas.

Largimi i tyre lidhet drejtëpërsëdrejti më vendimet anti-kombëtare dhe anti-biznes të qëverisë Rama duke filluar që nga rritja me 50% të taksave, rritja e pasigurisë në vend për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, klientelizmi i administratës dhe dështimi në ofrimin e shërbimeve cilësore, pa harrur dhe së fundmi, tkurrjen e forcës punëtorë dhe fuqisë blerëse për shkak të shpopullimit tragjik të viteve të fundit. Kjo tkurrje e investimeve të huaja ka prekur fatkeqësisht çdo sektor, që nga sektori bankar apo telekomunikacionet, e deri tek arsimi e shërbimet teknologjike siç dëshmoi së fundmi largimi i detyruar i kompanisë prestigjioze Aleat.

Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që Shqipëria të rikthehet në një zgjidhje të parë për çdo investitor të huaj. Thithja e investimeve cilësore perëndimore e ndërkombëtare, rritja e pagave, futja e teknologjive të reja, fuqizimi i ekonomisë kombëtare, janë objektivë madhorë të PD-së për të cilët angazhohemi me të njëjtën vendosmëri si gjatë qeverisjes sonë të shkuar. Shqipëria është një vend i bekuar me asete të jashtëzakonshme dhe shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të emigruar. Ndaj, sa më parë të largojmë Edi Ramën dhe t’i rikthejmë shpresën vendit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco