Bërxulla i këndon 'himnin' drejtësisë: Presidenti i bie fyellit, Çuçi-daulles, Manja nuk ka vegël fare!

Bërxulla i këndon 'himnin' drejtësisë: Presidenti i bie fyellit, Çuçi-daulles, Manja nuk ka vegël fare!

10:47, 29/03/2023
A+ Aa A-

Banorë të Bërxullës, të mbledhur para hipotekës sot, kanë rinisur protestën për kompensimin e pronave të tyre. Ata kanë lexuar para mediave sot “Himnin e Drejtësisë”, një bejte popullore sarkastike me të cilën janë tallur me të gjithë ata pushtetarë që shikojnë padrejtësinë që po u bëhet dhe nuk reagojnë.

Një nga banorët tregoi para medias dokumentet 'që na dërgon ai Lamja, duke gënjyer popullin e Bërxullës në një fushatë elektorale “se do të bëj gjithë legalizimet” e këto' dhe shtoi:

“Unë jam munduar edhe tek drejtësia, që i kam dhënë diçka të vogël që ta ketë për kujtim”, tha ai dhe lexoi bejten që përfundonte me orkestrën e zyrtarëve të lartë të shtetit, që nëpërkëmbin qytetarët:

Himni i Drejtësisë

Drejt gjykatës duke vrapuar,

Për një dëshirë, për një qëllim,

O burra shpejt për të paguar,

Në dash të fitoni ndonjë vendim!

Nga gjyqi veç ai largohet,

Që s’ka në xhep asnjë centim,

Kush është burrë, nuk frikësohet,

Po e derdh lekun pa kursim!

Megjithatë mos u ankoni,

Se çdo problem një zgjidhje e ka,

Nëse një çështje do ta fitoni,

S’ka pse t’ju dhimbsen ca para!

Muzika: Populli

Orkestroi KLD

Orkestra përbëhet si më poshtë vijon:

Presidenti – fyell me një vrimë;

Prokurori i Përgjithshëm – bori partizane

Ministri i Brendshëm – daulle

Avokati i Popullit – dajre

Ministri i Drejtësisë – s’ka vegël fare/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco