Alimehmeti: Njerëzit vendosin për një parti dhe jo gjykatat, shumica udhëheq me liderin

Alimehmeti: Njerëzit vendosin për një parti dhe jo gjykatat, shumica udhëheq me liderin

08:27, 28/03/2023
A+ Aa A-

Në “Drejt” në RTV Ora, Ilir Alimehmeti, kandidat për Këshillin Bashkiak u shpreh se njerëzit vendosin për një parti dhe jo gjykatat.

Ai tha se kështu funksionin në bazë të shumicës në demokraci ku ajo udhëheq me liderin dhe organizimet në parti.

Alimehmeti: Njerëzit vendosin për një parti dhe jo gjykatat. Ata mund t’i heqin ose vendosin liderat e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një vullnet të caktuar të një grupi personash që kanë folur me zërin e tyre dhe zëri i tyre është i qartë. Ne dëgjojmë zërin e shumicën.

Në zgjedhjet e 2021 pozita kishte shumicën dhe formoi shumicën, pavarësisht se nuk e kam votuar, edhe pse nuk e kam votuar, duhet ta respektoj si shumicë. Kështu funksionon një shoqëri. Funksionin në bazë të shumicës në demokraci. Shumica udhëheq me liderin dhe organizimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco