Vendimi/ SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë

Vendimi/ SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt në Palasë

09:54, 24/03/2023
A+ Aa A-

SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. 

Prona do të qëndroje në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj. 

Burime bëjnë të ditur se është dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. 

Vila ndodhet në një kompleks rezidencial me nr. 73 dhe është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza.

Ish-zv/kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco