Elvi Fundo: Pronarët e inceneratorëve morën me qira Top News. Po ngrenë media në Zimbabve!

23:25, 21/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo tha se ka informacione të besueshme se pronarët e inceneratorëve i kanë marrë me qira Top Channel, kanalin informativ Top News. 

"A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, Fundo tha se Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto po ngrenë media edhe në Zimbabve të Afrikës, vend ku ata gjithashtu kanë interesa biznesi në fushën e trajtimit të mbetjeve. 

"Ka një informacion që pranë noteres Edlira Galanxhi ndodhet një kontratë e marrjes me qira apo në përdorim të një prej Tv kryesore me titra që ka lidhje me Top Channel. Së treti, ka informacione për transaksione apo kompani off shore të Top Channel. 

E gjitha është një skenar i bërë nga truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri. Vazhdon të paguajë media dhe gazetarë në Shqipëri, gazetarë të cilët dalin edhe para SPAK me dokumente, apo gazetarë që drejtojnë Top News dhe portale të tjera periferike të cilët shkojnë dhe flasin kundër Arben Ahmetajt. Vazhdojnë të blejnë media.

Po bëjnë media në Zimbabve, Dream Africa News, Tv që po ndërtohet në Zimbabve, një nga teknikët më të mirë që ka Shqipëria, A.K, i ka hipur avionit dhe ka shkuar në Zimbabve për të bërë Dream Africa News", tha Fundo.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco