Elvi Fundo: Top Channel mori dy pagesa nga inceneratori i Tiranës nga 53 mijë euro në gusht dhe shtator

22:44, 21/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo u shpreh se Top Channel ka marrë pagesa nga inceneratori i Tiranës në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro. 

"A Show" me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo denoncoi me fakte të reja pronarët e inceneratorët të cilët sipas tij vazhdojnë pagesat për gazetarët dhe mediat. 

Madje, Fundo tha se disponon informacione për një kontratë pranë noteres Edlira Galanxhi për marrjen me qira të Top Neës nga pronarët e inceneratorëve. 

Gjithashtu, Fundo tha se ka informacione edhe për transaksione apo kompani off shore të Top Channel. 

"Top Channel ka marrë pagesa në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro nga inceneratori i Tiranës. E kemi publikuar këtë te CNA. Nuk e dija se nuk e besoja. Bëmë një verifikimi nëpërmjet rrjetit ku morëm dokumentet e para u ribë një verifikim dhe kanë vazhduar kanë marrë. 

Ka një informacion që pranë noteres Edlira Galanxhi ndodhet një kontratë e marrjes me qira apo në përdorim të një prej Tv kryesore me titra që ka lidhje me Top Channel. Së treti, ka informacione për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.

Së katërti, këto janë materiale të cilat jo vetëm na kanë faktuar, por na kanë treguar se SPAK, struktura hetimore e cila po zbardh ditë pas dite çështjen e inceneratorëve është sulmuar në mënyrë brutale pikërisht nga këto media. Media që merrnin para nga inceneratorët sulmonin prokurorët e SPAK si Klodian Braho dhe Ened Nakuçi të cilët janë sulmuar me edicione ekskluzive rreht 1 orë e 30 minuta me sulme dhe gënjeshtra e shpifje, ndërsa në anën tjetër kërcisnim paratë e inceneratorëve.

E gjitha është një skenar i bërë nga truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri. Vazhdon të paguajë media dhe gazetarë në Shqipëri, gazetarë të cilët dalin edhe para SPAK me dokumente, apo gazetarë që drejtojnë Top News dhe portale të tjera periferike të cilët shkojnë dhe flasin kundër Arben Ahmetajt. Vazhdojnë të blejnë media.

Po bëjnë media në Zimbabve, Dream Africa News, Tv që po ndërtohet në Zimbabve, një nga teknikët më të mirë që ka Shqipëria, A.K, i ka hipur avionit dhe ka shkuar në Zimbabve për të bërë Dream Africa News. 

Mediat po heshtin sepse është ai kodi mafioz i medias, ne heshtin sepse nuk sulmojmë njëri-tjetrin. Këtu nuk ka asnjë personale. Sot është denoncuar një dokument i frikshëm nga Belind Këlliçi, ne kemi 20 mln euro cash në Itali", tha Fundo.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco