Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e propozimit evropian

Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e propozimit evropian

23:19, 18/03/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç.

Pas takimeve Borell ka deklaruar se ‘ne kemi pasur nje dite te gjate. Shpreh falenderimin per pritjen nga miqte maqedonas. Synimi sot ishte qe palet te merren vesh se si te implementohet marreveshja qe u pranua me 27 shkurt. Sot ceshtja ishte se si te implementohet. Kjo nenkupton se si duhet te behet, nga kush, dhe kur. Kemi diskutuar per 12 ore. Kemi marreveshje se si ta bejme. Palet jane pajtuar per Aneksin e Implementimit. Palet jane pajtuar te respektojne te gjitha Nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë të gjitha obligimet. Ky rezultat erdhi pas negociatave te veshtira’, ka deklaruar Borell.

Per te implementuar Nenin 7, Kosova eshte pajtuar te nis menjehere negociatat me BE-ne per çeshtjen e vetemenagjimit te komuniteteve”, ka deklaruar Borell.

Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit mbrëmjen e së premtes, për të filluar qysh sot në mëngjes takimet në Ohër.

Ka takuar krerë e shtetit maqedon Pendarovskin dhe Kovacevskin dhe gjithashtu kreun e BDI Ali Ahmetin dhe kryediplomatin Bujar Osmani.

Pas këtyre takimeve, Kurti ka mbajtur takime me Borell dhe Lajçak, duke vazhduar pastaj me takimin trepalësh që zgjati mbi 10 orë.

Fokus i takimit ishte diskutimi për Aneksin e Implementimit.

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit.

Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, është shprehur Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco