Këlliçi: Zgjedhjet e 14 Majit janë për shqetësimet e qytetarëve, jo të politikës

Këlliçi: Zgjedhjet e 14 Majit janë për shqetësimet e qytetarëve, jo të politikës

21:39, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u shpreh se këto zgjedhje kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo me debatet dhe sherret politike.

Në një intervistë në emisionin Publikisht, në TVSH, Këlliçi, theksoi se në çdo takim që ai ka në qytet, ndeshet me problemet e infrastrukturës, të trafikut, të mungesës së ujit të pijshëm, dhe hallet e përditshme.

Këlliçi u shpreh se debatet për zhvillimet e brendshme në PD mbahen gjallë në media e televizione, por nuk janë prezente në terren.

Dhe pikërisht këtu, pohoi Këlliçi, është fokusuar ai, tek pritshmëritë që kanë njerëzit, qytetarët, banorët e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.

Belind Këlliçi tha se është në këtë studio me programin prej 100 faqesh, që ofron zgjidhje për problematikat e mëdha të qytetit.

I pyetur nga analistët, Abilekaj dhe Çipa për qëndrimet e përfaqësuesve të ndryshëm të PD apo aleateve, Këlliçi tha se mirëpret dhe do të donte të kishte në krah çdo demokrat në këtë betejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco