Vula e PD, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim

Vula e PD, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim

16:29, 03/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit është tërhequr në këto momente në dhomën e këshillimit për të marrë vendim për çështjen e vulës së PD-së.

Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizaj raporton se Gjykata është tërhequr për të marrë vendimin. 

Mësohet se vendimi do të shpallet pas pak minutash, pasi janë dëgjuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe pjesa tjetër që nuk është palë në proces. 

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso deklaroi gjatë seancës, e cila nisi në orën 11:00, se Gjykata duhet të konstatojë mospranimin e ankimimit të bërë nga Indrit Sefa, përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt dhe të lërë në fuqi vendimin e 25 marsit 2022 të gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021. 

Tashmë palët janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Pjesë nga diskutimet në seancë

Ivi Kaso: Kërkojmë mos njihet ankimimi i palës tjetër dhe rrëzimim e ankimit. Nëse do të legjitimihet do të ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike, precedent që deri më sot ka qenë i qartë. Dhe gjykata nuk mund të bëhet arbitër mes problemeve të brendshme të një partie.

Indrit Sefa: Kërkojmë në bazë të kërkesës prishjen e vendimit të Agron Zhukrit ose prishjen e vendimit dhe kthimin në shkallë të parë me një tjetër trupë gjykuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco