Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

VIDEO/ Pritet të nisë protesta e opozitës: Rama as sot në Kuvend, vazhdon vizitën në Japoni

VIDEO/ Pritet të nisë protesta e opozitës: Rama as sot në Kuvend, vazhdon vizitën në Japoni

09:58, 23/02/2023
A+ Aa A-

Gazetarët e SYRI TV gjenden këtë mëngjes përpara godinës së parlamentit ku pritet të fillojë protesta e opozitës lidhur me aferën Rama- McGonigal si edhe përpara selisë së Partisë Demokratike, prej nga do të nisen deputetët e PD-së dhe mbështetësit e tyre për t’iu drejtuar Kuvendit, nga i cili 23 prej tyre tashmë janë përjashtuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama pse kërkuan ngritjen e komisionit hetimor ndaj tij për këtë aferë.

Gazetarja Ambrozia Meta raportoi nga Kuvendi se “Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë edhe këtë javë në seancën plenare për shkak të vizitës së tij 5-ditore në Japoni. Ndodhet prej disa ditës atje dhe do të kthehet në datën 25 shkurt në Shqipëri, kështu që javën e ardhshme ai do të jetë në parlament për të marrë pjesë në mocionin e debatit që është caktuar nga mazhoranca në datën 2 mars.

Ka një tentativë të vazhdueshme nga ana e opozitës që kjo çështje të diskutohet edhe në seancën e sotme plenare.

Deputetët e opozitës kanë firmosur një kërkesë dhe i kanë kërkuar Lindita Nikollës ndryshimin e ditës së rendit. Ata kërkojnë një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve mëngjesin e sotëm që të ndryshojnë rendin e ditës për çështjen e skandalit me zyrtarin e lartë të FBI-së dhe gjithashtu lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama të diskutohen dhe të vendosen si pikë e parë e rendit të ditës sot.

Nga informacioni që kam, Partia Socialiste nuk pritet të ketë një miratim të kërkesës të opozitës, pasi  ata konsiderojnë vetëm 2 marsin si datë kur PS, PD dhe gjithë Kuvendi do të diskutojnë çështjen MCGonigal në një debat ku pritet të jetë edhe Rama.

Në fakt është një seancë që iu ngjan dy seancave të fundit, për shkak se ndërsa do të zhvillohen punimet e Kuvendit, opozita do të jetë duke protestuar përpara Kuvendit dhe do të jetë një seancë që vjen pas një sërë përjashtimesh të deputetëve demokratë.”

'Parlamenti i popullit, tempull i fjalës së lirë'. Opozita proteston para Kuvendit të Shqipërisë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco