VIDEOLAJM/ Hidhen flakadanë, Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do të mbrojnë as tanket e Surrelit

14:14, 11/02/2023
A+ Aa A-

Ka pasur disa momente tensioni pas mbarimit të fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha.

Disa protestues kanë hedhur flakadanë para godinës së kryeministrisë.

“Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.

Mjerë ti!” tha Berisha.

“Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit. Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare.

Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo Surreli, po as Biza dhe Martaneshi nuk i pengon këta që të të gjejnë deri në vrimën e miut dhe të japin atë që meriton,” theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco