VIDEO-SYRI TV/ Bosi mafioz Messina Denaro erdhi në Shqipëri, vendosi kontakte me drejtues institucionesh

12:31, 10/02/2023
A+ Aa A-

Bosi mafioz italian Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua pak javë, ndonëse i shpallur në kërkim nga autoritetet dhe i fshehur prej dy vitesh, ka bërë udhëtime të shumta brenda e jashtë Italisë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjithçka po del në dritë pas shqyrtimit të materialeve të sekuestruara pas kontrolleve të shumta në Trapani, Sicili, ku Messina Denaro qëndronte i fshehur me emrin e rremë Andrea Bonafede. Ai udhëtoi shumë deri në momentin që zbuloi se kishte një tumor dhe u vendos në Campobello di Mazara ku nisi kurat.

 Udhëtimet e bosit mafioz raportohen sot nga e përditshmja italiane ‘Il Messagero’, që shkruan se ai ndër vite ka qenë në Spanjë, Tunizi, Malin e Zi, Shqipëri e vende të tjera. Vizitat në vende të ndryshme kanë qenë për arsye shëndetësore, si në Barcelonë më 1994, ku iu nënshtrua një operacioni në sy për të korrigjuar një defekt të vogël; dhe për shkak të aktivitetit të tij mafioz.

Në Malin e Zi, Messina Denaro ka qenë për turizëm e për të ushtruar pasionin e lojërave në kazino me emër të rremë, ndërkohë që më poshtë në jug ka zbritur për arsye pune.

Sipas zbulimeve të autoriteteve nga kontrolli i materialeve të gjetura në tre vende sekrete në Trapani, Messina Denaro ka qenë në Shqipëri i shoqëruar nga avokati Luca Bellomo, bashkëshorti i mbesës së tij Lorenza Guttadauro.

Avokati ka luajtur rolin e ndërmjetësit për bosin mafioz në kontaktet me eksponentë të sipërmarrjes vendase dhe me institucione të pushtetit lokal në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco