Tjetërsim trualli në malin e Robit, SPAK merr në pyetje anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kavajës

Tjetërsim trualli në malin e Robit, SPAK merr në pyetje anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kavajës

15:02, 08/02/2023
A+ Aa A-

Anëtarët e këshillit bashkiak të Kavajës po thirren në SPAK për të dhënë deklarime ndërkohë që oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në zyrat e bashkisë së këtij qyteti. Shkak është bërë një hetim i nisur nga prokuroria për vendimin e kryebashkiakut Redian Krali për dhënien e një trualli vjehrrës së tij. Sipërfaqja e tokës dyshohet se se është tjetërsuar përmes kontratave

Prokuroria e Posaçme dhe oficeret e Byrosë kombëtare të hetimit kanë zbarkuar të mërkurën në Bashkinë Kavajë pas një hetimi për tjetersim pronsh.

Sipas burimeve jo zyrtare, objekti i hetimit ka të bëjë me një rast ku kryetari i bashkisë së Kavajës Redian Krali ka dhënë me qira një sipërfaqe toke me vendim të këshillit bashkiak ku përfituese është vjehrra e tij.

Prona është tjetërsuar dhe është kthyer në tokë truall ku e afërmja e kryebashkiakut ka marrë leje për ndërtimin e një hoteli, me vendim të KKRT.

Të njejtat burime bëjnë më dijë se ende pa mbaruar kontrata e parë e cila ka edhe dy vitë afat, është rinovuar kontrata tjetër.

Grupi i hetimit pas hapjes së dosjes për këtë çështje ka vendosur të thërrasë çdo antar të këshillit në spak për të dëshmuar mbi këtë procedurë. Disa prej antarëve tashmë kanë dhënë dëshminë e tyre para hetusve të BKH-së.

Ndërkohë të gjitha dokumentët e sekuestruara në zyrat e bashkisë së Kavajës, do të kalohën në sitën e spak, për të parë nësa ka pasur shkelje ligjore me veprimet e kryera me sipërfaqen e këtij trualli.

Pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe Elvis Roshi, një ish kryebashiak i Kavajës i cili u pyet në lidhje me disa abuzimë më tendera në kohën kur drejtonte pushtetin vendor atje./Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco