Nuk kanë fund skandalet e drejtorit militant të Shërbimit Informativ Shtetëror, Oljan Kanushi.
Skandali i radhës është po aq i rëndë.
Drejtori i Komanduar i SHISH, i njohur si militant i Edi Ramës, mësohet se ka urdhëruar të gjithë stafin e njësisë 'HUNTER', njësia anti-drogë që merret me bashkëpunimin institucional me DEA-n amerikane, të futen përsëri në testin e poligrafit.
Burime të besueshme për Syri.net pohojnë se porosia ka qenë që të digjen të gjithë. Kjo lidhet me rastin e Charles McGonigal dhe Rama e Kanushi nuk duan të kenë dëshmitarë në SHISH.
Porosia është mjaft e qartë, e gjithë njësia antidrogë që bashkëpunon me DEA-n duhet të digjet dhe mundësia si t'i djegin është t'i fusin në testin e poligrafit. Kushdo që ka bashkëpunuar me DEA-n në SHISH duhet të largohet, ka qenë urdhri i Oljan Kanushit, drejtor i komanduar i SHISH, i cili rezulton se ka ndryshuar emrin.
SHISH që ka bashkëpunimin më të ngushtë me SHBA, po spastrohet totalisht nga njerëzit që janë specializuar dhe kanë bashkëpunuar me amerikanët.
© SYRI.net