SYRI TV/ Drejtori i komanduar i SHISH shkel ligjin, punëson ish-të arrestuarin

09:40, 07/02/2023
A+ Aa A-

Drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi ka shkelur disa here ligjin e sigurisë për punonjësit e tij. Ai ka punësuar si këshilltar të tij, Redi Lamaj, një ish-i arrestuar në Spanjë. Duket se Kanushi nuk ka kryer hetim të plotë për këshilltarin e tij duke lëshuar certifikatën e sigurisë

SYRI TV

Shërbimi Informativ Shtetëror vijon të përfshihet nga skandalet. Zv/drejtori i SHISH, Oljan Kanushi, i komanduar për të drejtuar këtë institucion deri në zgjedhjen e kreut të ri të SHISH, ka shkelur disa herë ligjin e sigurisë të SHISH per punonjësit e tij të afërt.

Sipas burimeve të Syri.net, Kanushi ka punësuar si këshilltar të tij, dhe ka lëshuar certifikatën e sigurisë një personi me precedent penal.

Redi Lamaj rezulton i arrestuar në vitin 2020 në Spanje dhe vijon të jetë në ndjekje penale nga autoritetet spanjolle, edhe pse në gjendje të lirë.

Kanushi duket se nuk ka kryer një hetim të plotë për këshilltarin e tij Lamaj ose ngre dyshime se ka pasur dijeni dhe ta ketë neglizhuar.

Në çdo lloj rrethane, certifikata e pastërtisë së figurës i është lëshuar një ish-të arrestuari, i cili me qëndrimin e tij në SHISH, zotëron informacione të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Por emri i këshilltarit të SHISH, u bë i njohur publikisht në vitin 2019 pas përplasjeve të Digitalb, ku u përfshi edhe zoti Berisha, i cili në atë kohë u shpreh se vendosja e Redi Lamaj si drejtor i Digitalb ishte qëllime partie për t’u bërë punonjësve presion për votat.

“Ky është drejtori i ri i Digitalb. I punësuar si jurist në fillim të vitit në këtë kompani, quhet Redi Lamaj. Ky djali ka punuar jurist në një bankë, është i sjellë nga partia, i paaftë, arrogant, pa asnjë eksperiencë në media dhe vetëm merret me ekzekutimin e urdhrave të Blushit për heqjen e punonjësve që kanë 15 vjet që punojnë me djersë. Ky merr listat dhe pret kokat e punonjësve me urdhër nga udhëheqësit”.

Rezulton gjithashtu se SHISH nuk ka kryer hetime të plota ose i ka fshehur në lidhje me përfshirjen e këshilltarit Lamaj në bixhoz, një kusht tjetër ligjor i SHISH, që ndalon kategorikisht punësimin në institucionin kryesor të sigurisë kombëtare.

Gjithashtu një tjetër shkelje ligjore e SHISH, të bërë nga Oljan Kanushi, është lejimi në pune i familjareve të gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar nga vetingu për mosjustifikim të pasurisë, gjë e cila ndalohet nga ligji i SHISH.

Olian Kanushi u akuzua në fund të vitit të kaluar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha si një militant i verbër, i cili ka marrë porosi nga Rama që të mos komunikojë me partnerët, por t’ia kalojë vetë atij, duke e bërë SHISH të pamundur të përmbushë objektivat e tij për sigurinë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco