Bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin!

Bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin!

14:44, 30/04/2024
A+ Aa A-

Nga Gazment Bardhi.

Bojkoti nuk mund të jetë mjet në veprimtarinë e institucioneve. Kur ky mjet përdoret nga mazhoranca, me qëllim për të penguar punën e vetë institucionit dhe për të mos lejuar hetimin parlamentar, kjo merr tiparet e një puçi kushtetutes.

Sjellja e përsëritur e deputetëve të mazhorancës në Komisionin Hetimor të kontratave koncesionare në shëndetësi është tregues i panikut që ka kapur mazhorancën nga kontrolli i kontratave korruptive të sterilizimit dhe check-up. Pse ikin?! Pse fshihen?! Kë po mbrojnë?!

Sjellja bllokuese/bojkotuese fatmirësisht është një film i parë nga çdo qytetarë, sepse po ndjekin të njëjtin model që u përpoqën të ndiqnin në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Në atë rast dështuan me turp. Jo vetëm nuk e penguan opozitën që ti shkonte deri në fund asaj afere korruptive, por sot kishin rastin të shihnin Erion Veliajn, “dëshmitarin” kryesor të atij Komisioni Hetimor, tek priste 1 orë pas derës së SPAK për t’u marrë në pyetje.

Deputetët e mazhorancës duhet të kujtojnë fytyrën arrogante të Erion Veliajt në Komision Hetimor dhe ta krahasojnë me fytyrën e tij sot tek hynte në SPAK për të dhënë llogari për 130 milionë euro të vjedhura nga buxheti i qytetarëve në Inceneratorin e Tiranës. Në Komision Hetimor deputetët e mazhorancës i bënë avokatinë, por sot nuk e kishin këtë mundësi.

Prandaj, hiqni dorë nga bojkoti dhe rikthejuni misionit për të kontrolluar aferat korruptive.

Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin publik, jo të bëjë avokatinë e të korruptuarve.

Gjurmët e korrupsionit në shëndetësi, njëlloj si tek inceneratorët, nuk i mbulon dot as bojkoti, as bllokimet, as vonesat dhe as avokatia partiake.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco