Ish -punonjësit e RTSh denoncojnë shkeljet e Pezës, Zhupa: Peza i emëruar në shkelje të ligjit

16:27, 17/05/2024
A+ Aa A-

Gazetarët dhe ish punonjësit e RTSH, të shkarkuar nga puna nga Alfred Peza, i bënë thirrjen komisionit të medias, ti kërkojë këshillit të radio televizionit shqiptar, largimin e tij nga posti i drejtorit të rtsh.

Gjatë një takimi që zhvilluan me deputeten demokrate Ina Zhupa, ish punonjësit e RTSH denoncuan shkeljen e ligjit nga ana e Alfred Pezës, duke e akuzuar se e trajton televizionin publik, si pronë private.

Përmes dëshmive të tyre, treguan se janë pushuar me urdhër të Pezës, për shkaqe aburde, ndërsa theksuan se drejtori i ri i RTSH, nuk zbaton ligjin dhe bën emërime, pa konkurs, duke e trajtuar televizionin publik shqiptar si pronën e tij personale.

Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se komsioni i medias do thërrasë në dëgjesë Alfred Pezën, dhe do ti kërkojë këshillit të Radio Televizionit Shqiptar, pushimin e tij nga puna, ndërsa theksoi se do të shqyrtohen edhe hapat e tjera ligjorë, për të adresuar shkeljet e denoncuara nga gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco