Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE Piranjat/ ‘Dosja 184’, dalin përgjimet mes Artan Gaçit dhe Ymer Lalës

Xhixho: Teatri duhet të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte! Koha për llogaridhënie dhe drejtësi ka ardhur!

Xhixho: Teatri duhet të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte! Koha për llogaridhënie dhe drejtësi ka ardhur!

13:52, 17/05/2024
A+ Aa A-

Këtë të premte mbushen katër vite nga shembja e godinës historike të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Dhe për këtë zëvendësPresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thekson se tashmë ka ardhur koha për llogaridhënie dhe drejtësi për aktin e realizuar në mes të errësirës dhe në kohë pandemie.

“Katër vjet më parë, Teatri Kombëtar u shemb pabesisht në mes të natës duke lënë pas rrënojat e dhunës dhe masakrës së bërë nga kjo qeveri kundër kulturës, trashëgimisë dhe artit.

Pas qëndresës së jashtëzakonshm të artistëve dhe qytetarëve të Tiranës, të cilët për muaj të tërë ndanë ditët dhe netët në mbrojtje të tij, Teatri u kthye në simbol të rezistencës ndaj keqqeverisjes dhe pazareve të pushtetit qendror e lokal me oligarkët.

Shembja e Teatrit nëpër natë, në mes të pandemisë, dëshmoi padrejtësinë e qeverisjes dhe përdhosi dinjitetin e artistëve.

Sot pas katër vitesh, nuk ka ende një përgjigje nga drejtësia për shkeljet e panumërta që i paraprinë këtij akti barbar ndaj trashëgimisë kulturore.

Koha për llogaridhënie dhe drejtësi ka ardhur! Teatri duhet të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte!”, shprehet Xhixho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco