Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve

Ëngjëll Agaçi thirret në SPAK për të dëshmuar mbi aferën e inceneratorëve

16:38, 17/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të premteje.

Pasi qëndroi katër orë ku dha dëshminë e tij para prokurorëve, pas daljes nga SPAK Agaçi u shpreh se ishte thirrur për inceneratorin e Tiranës, ndërsa u shpreh se thirrja e tij në prokurori nuk përbën lajm.

Ai është akuzuar publikisht nga opozita, se ka kaluar për miratim në qeveri disa vendime për inceneratorët duke përfshirë edhe bonusin prej 8 pikësh për kompaninë koncensionare të inceneratorit të Tiranës, ndonëse në momentin e miratimit të këtij bonusi, shoqëri nuk ekzistonte ende.

 

Ëngjëllë Agaçi është pyetur edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar në vitin 2022 në lidhje me rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Së fundi, emri i Ëngjëll Agaçit u përfol edhe në emisionin “REPORT” në RAI3, ku sipas medias italiane, vartësi i Kryeministrit Edi Rama ka qenë avokat i personave që janë në konflikt me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco