Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Policia ka dështuar, krimi shenjëstron dhe magjistratët

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Policia ka dështuar, krimi shenjëstron dhe magjistratët

14:22, 30/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë ka komentuar ngjarjen në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Stërkaj iu vendos tritol në banesë.

Salianji theksoi se Policia e Shtetit ka dështuar, duke shtuar se krimi shënjestron edhe magjistratët.

Ervin Salianji: Ky krim ka ndodhur në një qytet, ku bandat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të emëruar shefat e policisë. Këtë e kemi parë në përgjime. Drejtuesi i SPAK konfirmon edhe sot se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimin dhe ne nuk bashkëpunojmë dot me ta, për shkak të lidhjeve me grupet e krimit të organizuar. Ka ndodhur në Shkodër, ku njëra bandë kapte shefin e komisariatit, banda tjetër kapte shefin e krimit për t’ju shërbyer jo qytetarëve, por banditëve. E të dyja bandat bashkë pastaj bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Ky është shqetësim thelbësor, që kanë qytetarët sot në raport me sigurinë e tyre, se kur arrin të preket një gjyqtar i Republikës, çfarë ndodh me të tjerët.

Salianji:Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. Është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.

Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.

Naço: Flasim sipas rendit  të ditës.

Salianji: Mos u sill si kryetar kooperative.

Naço: Si brigadier do të rri.

Salianji: Pse shqetësoheni nga fjala, por jo nga thika dhe gozhda?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco