Protesta qytetare para bashkisë/ Policia e Ballës nis arrestimet politike

Protesta qytetare para bashkisë/ Policia e Ballës nis arrestimet politike

10:38, 27/04/2024
A+ Aa A-

Pas protestës së opozitës, policia e Taulant Ballës ka nisur arrestimet politike.

Raportohet se në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari Maringlen Hysenaj.

Ndërkohë është proceduar edhe një 61-vjeçar.

E drejta e protestës është garantuar me ligj dhe ka qenë edhe vetë Kushtetuesja që i ka ndaluar këto arrestime.

NJOFTIMI ZYRTAR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

- M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco