‘Se mos vetëm Eskobari - Ata ashtu janë të gjithë, kukulla të lobistëve’

‘Se mos vetëm Eskobari - Ata ashtu janë të gjithë, kukulla të lobistëve’

08:57, 06/05/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Se mos vetëm Eskobari.

Ata ashtu janë të gjithë. Kukulla të lobistëve gjithfarësh.

Pse Palmeri ç'a ishte?!

Po Kim e Lu ç'ishin?! E janë prapë...

Po Antony vetë ç'është?!

I biri i babait, miku i familjes së atij, hebreut të vetëm në rruzull që paguan protesta kundër hebrenjve.

Thjesht detyrohen të reagojnë kur i zë media në flagrancë. Se medemek nuk e dinin konfliktin e interesit të personave që emërojnë. Ata që s'lenë pisllëk të botës pa ditur... hahahahha.

Asgjë nuk ndryshon në sjelljen e tyre në raport me shqiptarët dhe çështjet e tyre. Sa të jenë aty, do ikë një Eskobar e do vijë një tjetër...

Ky ishte grupi i DASH që degjeneroi më shumë se askush tjetër më parë imazhin e Amerikës në këto zonat tona. Po me ç'kam parë, gjithandej nëpër botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco