KAFE SHQETO/ Balliu: Veliaj u merr pronën qytetarëve e ndërton pallate duke pastruar paratë e drogës

09:59, 06/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO ka qenë Klevis Balliu shef i burime njerëzore në Partinë Demokratike.  Ai ka folur për abuzimet skandaloze në bashkinë e Tiranës.

Flavio Qarri: Prishja e godinave të 5 maji....

Klevis Balliu: Kam qene aty. Ka qenë një përballje me Meriglen Qaton i cili goditi, ofendoi me fjalët më ordinere nënë Lizën. Kam qenë aty. U morën disa rrugaçë, disa ordinerë dhe u dha ky pushtet që këtë të bënin para, drejt varfërimit dhe shkatërrimit të pronave të qytetarëve të Tiranës. Tani del edhe kjo e këshilltarëve 216 mijë euro në vit për këta . E dini ju që një në 66 banorë në Tiranë, punon në bashkinë e Tiranës. Stambolli e ka 1 në dyqind. Ajo është një ngrehinë vetëm për të mbajtur pushtet. Për të mbajtur pushtetin çfarë të duhet. Cirk thotë, të heqim vëmendjen. Tani kishte dalë dje u jep supë. U vjedh miliona euro dhe u jep supë falas. U vjedh shtëpinë dhe i fut në ndonjë kafe. Ai vjedh miliona euro. Vjedh pronën. Nuk është parë në asnjë qytet kjo që bën ky. Merr pronë të unaza dhe më thonë që është edhe ky Llagami gjyqtarja që po merret me tjetërsim pronash këtu dhe do të shikohet edhe çeshtja e saj. Tani, merr pronën te unaza, në Laprakë te 5 maji në Shkozë. Ky njeri merr pronat e qytetërëve shtëpiat e qytetarëve me dhunë me Marigelen Qato dhe kompani dhe këtë hajdutët e tjerë që ka në polici dhe pastaj ndërton pallte vetë në të cilët pastrohen paratë e drogës....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco