Ali Ahmetit, duket se i mbeti në ‘qafë’ vetëm dekorata e Lali Erit

Ali Ahmetit, duket se i mbeti në ‘qafë’ vetëm dekorata e Lali Erit

21:54, 08/05/2024
A+ Aa A-

Sot në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhje të dyfishta, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Nga rezultatet paraprake duket se opozita maqedonase, VMRO – DPMNE duket se ka korrur një fitore të thellë në këto zgjedhje.

Ajo që bie në sy është defaktorizimi i pozitës së BDI-së së udhëhequr nga Ali Ahmeti, pasi VMRO-ja duket që nuk do të ketë nevojë për koalicion në formimin e qeverisë, por edhe nëse do të ketë koalicion gjasat që Ali Ahmeti të jetë pjesë e qeverisë së re duket shumë e pakët.

Në prag të zgjedhjeve, partitë shqiptare këtë herë dolën të ndara në dy fronte, VLEN, e cila u mbështet nga Albin Kurti dhe Fronti Europian i udhëhequr nga Ahmeti.

Drejtues të BDI-së, e cila ka një kohë të gjatë në pushtet në Maqedoni duke bërë alenaca njëherë me të majtën, njëhërë me të djathtën duket se këtë herë do të mbeten jashtë pushtetit. Rezultatet, fatkeqësisht, duket se kanë dëmtuar shqiptarët në Maqedoni.

Dhe shumë analistë në Maqedoni po mbajnë përgjegjës për këtë rezultat Ali Ahmetin, i cili në prag të zgjedhjevje, jo drejtpërdrejt vetë, por njerëz të rëndësishëm brenda partisë së tij bënë thirrje që të bojkotohet votimi për presidentin, gjë e cila u lexua si tendenca për të futur shtetin maqedon në një ngërç të zgjatur politik.

Rezultatet kanë rrëzuar të gjitha këto skenarë dhe Ali Ahmetit mesa duket i mbeti në qafë vetëm dekorata e Lali Erit disa ditë më parë.

Ardhja e Ali Ahmetit për të marrë dekoratë në një kohë që Bashkia e Tiranës ndodhet në epiqendër të një super skandali korruptiv, por edhe në një kohë që situata politike në Maqedoni ishte në pikën e vlimit, u lexua nga zyrtarë të lartë të VLEN-it si, “shkon i varuri te i mbyturi”.

Dhe në fakt duket se rezultoi diçka e tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco