Përzuri mbi 1-milion shqiptar nga vendi, Rama tallet me të rinjtë, i quan copa mishi të freskët për Europën e vjetër

Përzuri mbi 1-milion shqiptar nga vendi, Rama tallet me të rinjtë, i quan copa mishi të freskët për Europën e vjetër

22:15, 08/05/2024
A+ Aa A-

Pasi ka përzënë mbi 1-milion shqiptar nga vendi, Edi Rama i ka cilësuar shqiptarët si copa mishi të freskët për Europën, kur ka thënë se është një luftë për mish të freskët. Europa është e vjetër dhe ka nevojë për mish të freskët, siç i ka quajtur ai mijëra të rinj shqiptarë që janë detyruar të marrin rrugët e botës për shkak të keqqeverisjes së tij dhe korrupsionit galopant.

Këto komentë Rama i ka bërë sot në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë.

“Faleminderit që më bëtë pyetjen më me kleçkë. Është me kleçkë sepse unë nuk di si të jem diplomatik, unë flas atë që mendoj dhe më duhet të them atë që mendoj. Problemi që unë shoh është se Europa e vjetër, me këtë dua të them Gjermania dhe të gjithë këto vendet e mira dhe të mëdha, po vuajnë nga demografia që është një dënim për të gjithë ata. Gjithmonë e më pak fëmijë, një kërkesë gjithmonë e më në rritje për krah pune, një bela e madhe sesi duhet të merren me migracionin. Kështu që, është shndërruar në luftë për mish të freskët, si të marrin të rinj, pra si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu, sa më shumë të jetë e mundur.  Nuk është më koha kur shqiptarët apo të tjerë nga Ballkani Perëndimor shiheshin si problem.

Për ta thënë të gjithën si është: ata janë më të preferuarit sepse janë të bardhë, sepse edhe kur janë myslimanë nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten dhe edhe më tepër se kaq qofshin myslimanë a të krishterë nga Ballkani Perëndimor janë mbi të gjitha europianë dhe duan të jenë europianë dhe duan të jenë pjesë e saj…”, - ka thënë Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco