Argita Malltezi: Drejtësia është totalisht e kapur, jo rastësisht të gjitha çështjet kundër opozitës ia janë lënë Irena Gjokës

Argita Malltezi: Drejtësia është totalisht e kapur, jo rastësisht të gjitha çështjet kundër opozitës ia janë lënë Irena Gjokës

21:29, 08/05/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest politik të caktuar nga Gjykata politike e Edi Ramës që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”, ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Ora e Betit” te moderatores Beti Njuma në “Ora News”.

Gjatë intervistës, znj. Malltezi foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve.

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi.

I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Argita Malltezi: Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

DOSJA “PARTIZANI”

Argita Malltezi: Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës. Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

Kjo është një drejtësi me regji. Në dokumentet e SPAK gjenden dokumentet që ka njerëz me toka në Yzberisht dhe që poretendojnë se kanë tokë aty në tokat e zonës së ish-klubit “Partizani”.

Prandaj i kanë bërë falsifikime të tilla. Destinacionin e tokës nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama.

Kanë shkelur Kushtetutën sa i përket procedurës së izolimit të një deputeti ku duhej të kishte një autorizim nga Parlamenti, ndaj është një drejtësi me regji.

Keni dëgjuar skandalin e “5D”-së, asnjë sekuestro nuk është vendosur akoma. Ndërsa për cëcshtjen në fjalë janë vënë në sekuestro edhe pasuri të vitit 2004, ndërkohë që kjo çështje ka nisur nga 2009-ta, me burime plotësisht të certifikuara.

Pra, kalojnë degë më degë për të zgjatur hetimet, sepse interesi i tyre nuk është drejtësia, por arrestimi i liderit historik të opozitës.

Jo vetëm kjo, por kur ka një avancim të hetimeve dhe del ndonjë provë atëherë me të drejtë që zgjaten hetimet. Dhe kjo ndodh sepse nuk kanë asnjë provë dhe i zgjasin hetimet përmes dokumenteve të falsifikuara. Dhe sigurisht që nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj Sali Berishës.

Kanë kërkuar për zgjatjen e hetimeve, informacion tek institucionet e Mbrojtjes Kundër Zjarrit, po edhe nëse nuk i kanë plotësuar kushtet për mbrojtjen ndaj zjarrit, çfarë lidhje ka kjo me kryeministrin.

Pse ndodh kjo?

Argita Malltezi: Sepse drejtësia është e kapur dhe nga kjo drejtësi e kapur janë nën komandë sot Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Fredi Beleri. Jo rastësisht të gjithë këto çështje, për z. Meta nuk e di të sigurtë, por këto çështjet e tjera i ka Irena Gjoka e GJKKO-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco