Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Shijaku i mbuluar nga plehrat, reagon kryebashkiaku Arbana: Janë vetëm sulme portalesh

15:03, 30/04/2024
A+ Aa A-

Pas publikimit të lajmit në Syri Tv sa  i përket situatës kaotike me mbetjet ka ardhur edhe reagimi i bashkisë së Shijakut.

Ka qenë kryetari i Bashkisë, Elton Arbana i cili ka publikuar foto me koshat e plehrave të pastruar. Sipas Arbanës, koshat kane qenë për disa orë të mbushur, dhe ankesat e qytetarëve në televizionin tonë i cilëson sulme portalesh.

Por cilido është interpretimi i kësaj situate nga kryebashkiaku, fakt është se pas publikimit të lajmit, qytetarët e Bashkisë Shijak do ti kenë rrugët pa plehra pas disa ditësh të detyruar të kalonin mbi to.

Por ndërsa, konfirmon heqjen e plehrave, kryebashkiaku Arbana tregohet i pakujdesshëm, pasi me heqjen e mbetjeve të familjeve, ka harruar të porosisë punonjësit e pastrimit që të heqin edhe shkurret që vijojnë të jenë mullar po tek koshat e mbeturinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco