Vokshi: Nikolla të marrë masa, PS po e bojkoton komisionin hetimor pasi tentoi të rrëmbejë drejtimin!

Vokshi: Nikolla të marrë masa, PS po e bojkoton komisionin hetimor pasi tentoi të rrëmbejë drejtimin!

14:04, 30/04/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për Shëndetësinë, deputetja e PD Albana Vokshi, deklaroi sot se deputetët e mazhorancës , pasi tentuan dhe nuk arritën të rrembejnë drejtimin e këtij komisioni, tashmë po e bojkotojnë atë me qëllim. Në këto rrethana, është përgjegjësi e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, të marrë masa për vijimin e punës.

Për këtë arsye, znj. Vokshi njoftoi sot deputetët e opozitës se i kanë drejtuar zyrtarisht kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, shkresa zyrtare që të ushtrojë përgjegjësitë e saj për kthimin urgjente në normalitet të komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi.

Janë dy koncesione korruptive abuzive, - tha Vokshi, - dhe dua të vë në dukje faktin që ky bojkot i mazhorancës vjen nga një mbledhje ilegale, ilegjitime ku deputetët e mazhorancës me në krye nënkryetarin e këtij komisioni, Plarent Ndrecën, në shkelje të procedurave parlamentare, në shkelje të ligjit për komisionet u mblodhën në mënyrë ilegale duke uzurpuar dhe tentuar të rrëmbejnë edhe drejtimin e këtij komisioni.

Nuk iu mjafton vetëm pasja e mazhorancës në atë komision, por edhe kanë tentuar në mënyrë të vazhdueshme të rrëmbejnë drejtimin e këtij komisioni. Rregulloja e ka përcaktuar se drejtimi i komisionit i takon nismëtarit.

Është vijim i mbledhjes së fundit, është veprim i paligjshëm. Ne i kemi kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që t’ia përcjellë shkresën tonë për anulimin e mbledhjes.  Gjithashtu sot kemi firmosur që të gjithë ne deputetët e opozitës në këtë komision, kemi firmosur një shkresë tjetër që do t’ia përcjellim menjëherë kryetares së Kuvendit për procedurat për etikën dhe kryetarit të Grupit të PS, Bledi Çuçi, ku kemi vënë në dukje të gjitha parregullsitë, shkeljet e ligjit që janë një goditje për hetimin parlamentar dhe gjithashtu për komisionet hetimore parlamentare.

Ende sot kur ne jemi flasim nuk janë miratuar kërkesat për informacion që janë hapi i parë i një hetimi parlamentar.

Me anë të shkresës së sotme i kemi kërkuar kryetares së Kuvendit të ushtrojë përgjegjësitë e saj. i kemi adresuar thirrje në mënyrë të përsëritur, që ajo të ushtrojë përgjegjësitë dhe të marra masa të menjëhershme, urgjente për kthimin në normalitet të komisionit hetimor parlament.

I janë bërë katër kërkesa të përsëritura. E para, duke filluar me atë për zëvendësimin e nënkryetarit dhe të sekretarit të komisionit hetimor, që në bashkëpunim kanë shkelur në mënyrë të përsëritur rregulloren. Së dyti, të paralajmërojë gjashtë deputetët e tjerë të komisionit hetimor, pjesë e mazhorancës për detyrimet e tyre ligjore. Së treti, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për konfliktin e interesave, kryetarja e Kuvendit të marrë masa për përjashtimin e e deputetëve në konflikt interesi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco