Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të sjellë zhvillime të reja në hetimin ndaj Ballukut

22:26, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Enton Abilekaj komentoi në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV zhvillimet e fundit pas njoftimit të SPAK për sekuestrimin e një vile në Dhërmi, e cila sipas hetimeve dyshohet se përdorej nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa figuron në emër të ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Sipas Abilekajt, ky zhvillim mund të ketë ndikim të rëndësishëm në vijimin e hetimeve pasurore dhe të sjellë pasoja të reja politike e institucionale.

Ai theksoi se deri më tani është zyrtarizuar një fakt që ishte përfolur më herët, ndërsa mbetet për t'u parë nëse hetimet do të zgjerohen më tej dhe çfarë pasojash do të prodhojnë në skenën politike.

Abilekaj: Të paktën deri tani nuk është se është, domethënë kjo u zyrtarizua sot sepse dihej. Ilir Meta është thirrur dhe një herë, nuk ka shkuar, dhe tani sot ishte në pesë orë në SPAK, dhe derisa u njohëm pastaj me akuzat. Kishte një akuzë edhe për Ilir Metën edhe për zotin Bllako. Nuk e dimë nëse kjo e mbyll hetimin pasuror, por ky zhvillim mund të ndryshojë shumë gjëra. Mund të çojë edhe një herë në parlament kërkesën për imunitetin e zotit Bllako, dhe do të duhet të kemi parasysh që herën e dytë pas një presioni të tillë që u bë herën e parë, besoj që parlamenti nuk mund ta ruajë, nuk mund ta mbajë më imunitetin. Dhe presioni politik ndërkombëtar besoj që do rritet. Gjithsesi ne do shohim si do zhvillohen ngjarjet. Deri tani dimë atë gjë që e dinim, domethënë sot u zyrtarizua një gjë që dihej, që ne e kishim marrë vesh më parë që kishte ndodhur. Nga përgjimet telefonike që ka bërë SPAK-u. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco