‘Edi Rama ka mbaru’/ Qytetarët vazhdojnë marshimin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

22:19, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën për të pestën ditë radhazi në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e politikave që po dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë e vendit.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit me brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa njëzëri përsëritën thirrjen: “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”.

Gjatë tubimit, qytetarët publikuan edhe një listë me kërkesa drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratën e tyre, protestuesit kërkojnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë. 
2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë. 
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve. 
4. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. 
5. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. 

Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesat e tyre nuk do të tërhiqen derisa të ketë reagim konkret nga qeveria. Sipas tyre, pjesëmarrja në rritje dhe mbështetja qytetare tregojnë pakënaqësinë e thellë ndaj qeverisjes së Edi Ramës dhe politikave që, po cenojnë interesat publike dhe të ardhmen e vendit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco