‘Protesta për hallet e qytetarëve’/ PD Vlorë thërret qytetarët nesër në protestë para bashkisë

‘Protesta për hallet e qytetarëve’/ PD Vlorë thërret qytetarët nesër në protestë para bashkisë

22:42, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike, Dega Vlorë, ka zhvilluar një mbledhje organizative për protestën që do të mbahet nesër në orën 18:00 para Bashkisë së Vlorës.

Mbledhja është drejtuar nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Aurel Bylykbashi, i cili ka kërkuar mobilizim maksimal të demokratëve dhe qytetarëve për pjesëmarrje në protestë.

Gjatë takimit, Bylykbashi theksoi rëndësinë e angazhimit të strukturave të partisë dhe të mbështetësve, duke e konsideruar protestën një reagim qytetar ndaj problematikave që shqetësojnë komunitetin.

Protesta pritet të zhvillohet nesër në orën 18:00, përpara Bashkisë së Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco