Bala: Si e mat Edi Rama që turizmi elitar është më i miri për ekonominë?

22:05, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Anri Bala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka ngritur akuza dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij e vlerësojnë turizmin elitar në Shqipëri.

Sipas tij, nuk ekzistojnë matje reale dhe të verifikueshme për të ardhurat që sjell ky sektor, ndërsa të dhënat e përdorura nga qeveria nuk pasqyrojnë realisht situatën në terren.

‘Si e mat Rama që ky lloj turizmi është i mirë për ekonominë? Si e mat Rama që këta 10 mijë punëtorë…’, u shpreh Bala, duke vënë në dyshim mënyrën e vlerësimit të ndikimit ekonomik të turizmit.

Ai deklaroi se një mënyrë më reale për të kuptuar gjendjen e sektorit është analiza e platformave ndërkombëtare si ‘Booking’ dhe ‘Airbnb’, ku sipas tij hotelet me pesë yje në Shqipëri, të konsideruara pjesë e turizmit elitar, shpesh ofrojnë shërbime që nuk justifikojnë çmimet e larta.

‘E para e njëherë nuk ka matje për të ardhurat që sjell turizmi elitar. Tani, matjen që e kam bërë unë disa vite më parë, e ke të kollajshme fare. Futu në Booking, apo Airbnb, apo ku të duash. Të gjitha hotelet me pesë yje në Shqipëri që quhet turizmi elitar.

Turizëm që ti e paguan 400 euro nata për shërbimet që merr. Të mjafton të shohësh revieë-t, revieë-të më të këqija që mund të ketë shërbimi i hotelerisë në Shqipëri është fiks te këto hotelet e turizmit elitar. Sepse ne na mungojnë shërbimet.

Në qoftë se ka turizëm më të përbuzur, pra nga ata që e vizitojnë, në raport me çmimin që paguajnë dhe shërbimin që marrin, është vetëm ky. Kapi hotelet, flas për zonën e plazhit, të bregdetit.

Kapi se unë e kam bërë artikull, e kam bërë si mini-investigim. Se s’kemi matës tjetër. Tani, si e ka matur Rama që ky lloj turizmi mua më shërben? Si e mat Rama që ky lloj turizmi është i mirë për ekonominë? Si e mat Rama që këta 10 mijë punëtorë.

Fjala vjen, se po dalim një çikë te protesta se unë këtë kam hall, ose e kam më për zemër ambientin, sepse për fat kam punuar dhe gazetar kulture, në raport me respektimin e monumenteve të kulturës.

Shoqëria shqiptare, në raport me respektimin e monumenteve të kulturës, të florës, faunës, janë të lënë për të dëshiruar. Nëse do ishim një shoqëri që do respektonte monumentet e kulturës, që të mos e bënin portën e kalasë lokal, e mozaikun e Meandrit ta linin në një banjo ose në fundin e një pallati, nuk do ishim në këtë pikë.

Shkon në Voskopojë, i sheh kishat atje, i kanë zhgarravitur, i kanë vënë emrin me mbiemër. Pra, ne jemi shoqëri shkatërruese. Bëjnë një park në një lagje, do t’i rrëmbenin stolat nga parku e do i vendosnin te oborri i shtëpisë.

Ne nuk e respektojmë pronën publike! Dhe prandaj kemi këtë qeveri që kemi. Shyqyr që bëhet protestë, por unë do doja që kjo protestë minimalisht, 70% e saj, të ishte për respektimin e pronës publike.

Çfarë, na e ka fajin Greqia ne se i kemi shkatërruar ne gjërat tona? Na e ka fajin ne se vumë Berishën, Ramën apo Fatosin që t’i bënte banjo monumentet e kulturës? Ne kemi këtë mentalitet që të uzurpojmë tokë dhe prona pa të drejtë. Ky mentalitet duhet të ndryshojë’, tha Anri Bala në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco