Manjani: Edi Rama është nën thirrje nga drejtësia amerikane

20:57, 31/01/2023
A+ Aa A-

Për Ylli Manjanin, Edi Rama është nën thirrje nga drejtësia amerikane.

Duke folur në ‘A show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani është shprehur se këtë gjë Edi Rama nuk e ka nën kontroll dhe kjo po ja bluan eshtrën.

‘Edi Rama është kapur në flagrancë. Ky është rasti për të thënë, se përgjegjësia është individuale, ky është individi përgjegjës. Nuk ka askush nga pas kurrizit që ha dardha. Edi Rama thotë akuza e drejtësisë amerikane.

Përgjegjësi individuale, e drejtpërdrejtë, tullë në kokë, në lule të ballit, ja ku e ka. Është nën thirrje nga drejtësia amerikane për tu vënë nën betim për të dëshmuar.

Unë nuk jam nga ata që them se kush duhet të futet në burg e kush duhet jo. Barazinë para ligjit duhet ta themi, pse ai tjetri merret në akuzë dhe ky jo.

Këtij i ka dalë në të gjithë botën qëndrimi, e di e gjithë bota.

Nëse ka gjë që ja bluan eshtrën është fakti se nuk e ka nën kontroll gjënë, ia ha xhanin’, - u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco