'Sistemi Rama' për vota: Bleu fukaranë, kreun e opozitës, diplomatë e deri dhe shefa të FBI!

'Sistemi Rama' për vota: Bleu fukaranë, kreun e opozitës, diplomatë e deri dhe shefa të FBI!

11:54, 29/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari Hysni Gurra ka konstatuar një element që sipas tij, e karakterizon dhe e veçon kreun e qeverisë, Edi Ramën nga çdo kryeministër tjetër para tij e madje, nga çdo qeveritar në fokusin e tij për kapjen e të gjitha pushteteve: Blerjen!

“Ky është i pari kryeministër i 32 viteve që blerjen e votës dhe çdo blerje tjetër e ktheu në sistem, - shprehet Gurra. -  Ky bleu votën e fukarait, por ky bleu edhe kreun e opozitës, ky bleu votën e deputetëve, por ky bleu edhe diplomatë e deri shefa shërbimesh të huaj si rasti i FBI”.

Ndiqni në vjim, shënimin e plotë  të Hysni Gurrës:

“Paçin faqen e zezë të gjitha ata që e mbështetën këtë njeri qysh nga 2017 e deri në ditët e sotme. Ka qenë evidente në sytë e çdokujt se qeverisja e tij ka qenë antikombëtare. Varfëroi dhe u pamundësoi jetën në Shqipëri njerëzve të aftë e të ndershëm. Përveç vitit 2013 ky nuk fitoi më asnjëherë votën popullore bazuar në një garë të lirë, por parableu çdo garë.

Ky është i pari kryeministër i 32 viteve që blerjen e votës e çdo blerje tjetër e ktheu në sistem. Ky bleu votën e fukarait, por ky bleu edhe kreun e opozitës, ky bleu votën e deputetëve, por ky bleu edhe diplomatë e deri shefa shërbimesh të huaj si rasti i FBI.

Në të gjithë shoqërinë kjo u kthye në model. Blerja është bërë model aq i frikshëm sa sot kushdo që ka punë në gjyq, një biznesmen apo pronar çfarëdo ka më shumë frikë se mos pala kundërshtare i blen avokatin sesa se mos humbet gjyqin me të.

Gjatë periudhës së tij si kryeministër, pjesa më pa integritet intelektual dhe moral e shoqërisë u ngrit në majat e pushtetit. Hajdutët, kriminelët, injorantët e të pamoralshmit hynë në parlament, në qeveri e në administratën publike. Gjatë periudhës së tij si kryeministër është shitur pasuria kombëtare me konçensione sa nuk e ka bërë asnjë drejtues shteti në 110 vjet shtet. “

Pas Enver Hoxhës, ky është i dyti drejtues shteti në gjithë historinë e shtetit shqiptar që bëri tentativë të gjithanshme për të zhdukur opozitën e vendit. Ky është i pari kryeministër etatist i Shqipërisë në 32 vjet demokraci. Thënë të gjitha këto, nëse ky nuk merr faturën e gjithçkaje që ka bërë, siç e meriton, faqen e zezë pastë çdo shqiptar i ndershëm, të cilët janë shumica."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjer populli i ndershm!29/01/2023 15:51

Normale, se qyl pa bërë asgjë për popullin , nuk ta jep njeri votën. Pra, duhet paguar çdo gjë. Saliut atëherë i iku Meta dhe kujtonte se do fitonte prapë duke broçkullisur sikur jetonim në parajsë fiktive me 700mijë lekë rrogë mesatare. Tani problemi është tjetërkund. Ça do bëjë Berisha, do futet në zgjedhje lokale nëse Celibashi do pranojë kandidatët e AliBashës? Vetë Saliu ka thënë më parë që do futet me çdo kusht, por së fundmi tha që nuk ks zgjedhje me Ramën! Të shohim edhe si do e shfrytëzojë skandalin e McGonit të FBI.

Shto koment

Denonco